Një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në fshatin Gjormë të Laçit pas një konflikti momental me një 33 vjeçar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka vënë në pranga E. D., alias E. B., 33 vjeç për plagosjen e A.H.
I plagosuri ka marrë një plagë në krah, teksa është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme,' thuhet në njoftim.
(A2 Televizion)