Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Nga Çaku Tafa
19 Gusht 2025, 17:00 | Kronikë


Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për disiplinimin e trafikut, ndërsa pritet mbërritja e policisë shkencore për dokumentimin e plotë të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos