Një konflikt me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të përfshirë në konflikt janë shtetasit Brigel Bizi, rreth 42 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe Bledar Bylybashi, i cili është autori i ngjarjes.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se menjëherë pas ngjarjes është arrestuar autori i plagosjes, shtetasi 28-vjeçar.
Shtetasi i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër-Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)