Parkoi gabim dhe bllokoi zjarrfikësen, gjobë dhe procedim penal për 22-vjeçarin

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 10:49 | Kronikë

Parkimi i gabuar në rrugët e Himarës i ka kushtuar shtrenjtë një 22-vjeçari nga Tirana, i cili është proceduar penalisht.

I riu me mjetin e tij kishte bllokuar rrugën duke penguar kalimin e mjetit zjarrfikës, ndaj shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Himarë vendosën edhe masën masë administrative 20.000 lekë.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të parkimeve të gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, veçanërisht të mjeteve të emergjencës, ndërhynë menjëherë pas njoftimit për një automjet të parkuar gabim, në rrugën “25 Marsi”, në qytetin e Himarës.

Gjatë verifikimeve, u konstatua se një automjet tip “BMË” ishte parkuar në mënyrë të gabuar, duke bllokuar rrugëkalimin dhe penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës, që ndodhej në një situatë emergjente.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, u shoqërua së bashku me automjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, ku, pas veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve, u procedua penalisht për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal”, informon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos