
Kreshnik Cara, 49 vjeç, ka mbërritur i plagosur në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas një ngjarjeje të ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.
49-vjeçari dyshohet se është plagosur me thikë nga shtetasi Toni Nake dhe ka marrë disa plagë në pjesën e barkut.
Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, Cara ndodhet në sallën e operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore. (A2 Televizion)