Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, flakët përhapen me shpejtësi

Nga A2 CNN
23 Shtator 2026, 18:41 | Kronikë

Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër,

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër. Flakët janë konstatuar nga forcat zjarrfikëse në dalje të liqenit të Viroit, ku menjëherë kanë shkuar në vendngjarje me dy grupe ndërhyrjeje.

Zjarri, i cili po përhapet me intensitet, ka marrë përmasa të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Në vendngjarje, ndërhyrja po kryhet në të katër drejtimet, me qëllim izolimin e plotë të zjarrit, si dhe shuarjen e trungjeve dhe vatrave të tjera aktive.

Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme kullotash dhe drurësh.

Ndërkohë, Policia e Gjirokastrës ka nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që dyshohet se ka shkaktuar zjarrin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos