Planifikuan vrasje, një i arrestuar dhe dy të shpallur në kërkim në Vlorë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2024, 15:22 | Kronikë

Planifikuan vrasje, një i arrestuar dhe dy të shpallur në

Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Ndaj të treve është dhënë masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme gjatë muajit shkurt, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në pranga ka rënë një 35-vjeçar, i cili sipas policisë kishte 3 identitete, Muharem Koroveshi alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj, banues në Vlorë. Gjithashtu, në funksion të këtij vendimi penal u bë shpallja në kërkim e shtetasve L. Z. dhe E. Z.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos