Një plagosje me thikë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Kavajë. Mësohet se I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një person ende të pa njohur, ka mbetur i plagosur me thikë.
Për fat të mirë ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Teksa kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi I. K, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të pa njohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)