
Policia e Pogradecit ka kapur në flagrancë 4 të rinj duke hapur gropa në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme në Mokër. Të rinjtë janë kapur pak momente më parë nga inspektori i policisë së zonës, i cili është njoftuar në rrugë operative nga banorë të fshatit se kishin parë të rinj me detonatorë metalesh duke gërmuar në pjesën anësore të territorit arkeologjik.
Burimet bëjmë me dije se të rinjtë janë nga zona e Korçës dhe me ta po kryhen veprimet hetimore në terren për tu shoqëruar më pas në komisariat.
Kjo është hera e parë që policia kap në flagrancë persona që gërmojnë për të gjetur metale apo objekte arkeologjike me vlerë në varret Ilire.

Ndërkohë tre gërmime të tilla të paligjshme janë konstatuar në një hark kohor prej 2-3 muajsh, të cilat janë pa autor.
Varret Ilire të Selcës që i përkasin fundit i shekullit IV para Krishtit, janë unike për nga lloji i tyre në të gjithë Evropën, ato janë shpallur zonë A arkeologjike, por futja e personave që kërkojnë objekte arkeologjike në to është tepër e lehtë pasi zona nuk është e rrethuar nga ministria e linjës.
Tashmë me rrugën e re Qukës-Qafë Plloçë që kalon shumë pranë tyre personat që kërkojnë ar e kanë edhe më të lehtë për të shkuar në zonë. (A2 Televizion)