Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur në fshatin Pirg, të bashkisë së Maliqit mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke prerë dru në pyll.
Sipas policisë 59-vjeçari, ka qenë bashkë me të birin duke sharruar dru në pyll kur ka mbetur i plagosur rëndë në bark.
Ka qenë djali dhe banorë të fshatit ata që e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Burime pranë këtij spitali thanë se 59-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe tashmë ndodhet në reanimacion.
Sipas të njëjtit burim pas operacionit i plagosuri ka gjendje të stabilizuar, por mjekët thanë se duhet pritur për të parë ecurinë e gjendjes shëndetësore. (A2 Televizion)