Po shkëmbenin drogën, 4 të arrestuar, mes tyre dhe një grua

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 10:34 | Kronikë

Po shkëmbenin drogën, 4 të arrestuar, mes tyre dhe një grua

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 4 persona, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor “Vendtakimi”, u sekuestruan 3.8 kg kanabis sativa në momentin që 4 personat po shkëmbenin lëndën narkotike.

Gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç.

Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos