Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës, në lidhje me ngjarjen e një dite më parë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti.
Sipas policisë, pas hetimeve u bë i mundur arrestimi i 20-vjeçarit Xh.S., i cili mendohet se pas ngjarjes ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja.
Një ditë më parë, shtetasi F.T. qëlloi me pistoletë në drejtim të mjetit të parkuar të A.P., me të cilin dyshohet se kishte pasur një konflikt më herët.
Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F.T. (A2 Televizion)