Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Bulqizë pasditen e së hënës. Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Një qytetar me inicialet F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të A.P.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
(A2 Televizion)