Po transportonte 3.5 litër vaj kanabisi në Sarandë, në banesë i gjenden edhe armë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2024, 10:33 | Kronikë

Transportimi i 3.5 litër vaj kanabisi nuk ka shkuar siç duhet për një 35-vjeçar në Sarandë, i cili është ndaluar nga policia.

I riu akuzohet se prodhonte dhe shiste vaji kanabisi, ndërsa pas kontrollit në banesë i janë gjetur armë zjarri dhe armë të ftohta.

Policia ka sekuestruar vajin e kanabisit, një armë zjarri kallashnikov, një thikë, fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Komisariati i Policisë Sarandë në aksin rrugor Delvinë-Sarandë finalizoi operacionin policor të koduar “Haze”, si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Delvinë. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos