Policët gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda i përgëzon

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2026, 15:42 | Kronikë

Policët gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda

Dy punonjës të Policisë së Shtetit, jashtë orarit të shërbimit, kanë gjetur dhe kthyer një çantë me 1000 euro, dokumente personale dhe një telefon celular, duke u vlerësuar për veprimin e tyre edhe nga drejtori i Policisë Ilir Proda.

Bëhet fjalë për punonjësit Klejdin Lleshajn, efektiv i Qarkullimit Rrugor Lezhë, dhe Durim Xhakajn, efektiv i Qarkullimit Rrugor Shkodër, të cilët mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në rrugën e Rinasit, teksa po ktheheshin me familjarët e tyre nga Tirana drejt Lezhës dhe Shkodrës, gjetën një çantë të humbur në rrugë.

Policët gjejnë dhe kthejnë çantën me 1000 euro, Proda

Brenda saj ndodheshin dokumente identifikimi, 1000 euro dhe një celular, që i përkisnin një 34-vjeçari nga Kavaja, i kthyer nga Italia. Nëpërmjet pasaportës dhe rrjeteve sociale, policët arritën të identifikojnë dhe të kontaktojnë pronarin, duke ia dorëzuar sendet e humbura.

Për këtë veprim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u ka dërguar një mesazh falënderimi, duke vlerësuar integritetin, humanizmin dhe përgjegjësinë e treguar prej tyre, edhe pse ishin jashtë shërbimit. Ai theksoi se ky veprim forcon besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit dhe nderon uniformën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos