Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të rinj me kokainë, dy prej tyre grekë

Nga A2 CNN
31 Gusht 2025, 10:39 | Kronikë

Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të

Katër persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kapën në flagrancë në një lokal me një pako me kokainë me qëllim shitjen. Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas grekë, të cilët nuk kanë kallëzuar për krimin. Në operacionit “Twins” u arrestuan shtetasit Armet Latifaj, Gëzim Pashaj dhe Petros Koronoias e Jastin Zaimi. Ata u kapën në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”. 

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tëins”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç.

Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur”, njofton Policia.

Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.

Policia ka sekuestruar 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete tip “Benz”, 4 aparate celularë dhe një shumë parash.

Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohen 4 të

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos