Policia parandalon një ngjarje kriminale në Velipojë, vë në pranga 47-vjeçarin pas konfliktit me një 42-vjeçar

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 12:24 | Kronikë

Policia parandalon një ngjarje kriminale në Velipojë, vë

Policia e Velipojës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, pas informacionit të marrë se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre. Shërbimet e policisë ndërhynë duke vënë në pranga 47-vjeçarin Ndrek Sallaku, ndërsa i dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Shkodrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Gomsiqe, dy shtetas ishin konfliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë ishte dëmtuar njëri prej tyre, organizuan punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap dhe u arrestua shtetasi N. S., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi N. S. është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, me shtetasin F. K., në fshatin Gomsiqe. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi F. K., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit në banesën e Sallakut, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë që ai e posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos