Franca dhe Gjermania paralajmërojnë për pasoja të paprecedenta nëse SHBA merr Groenlandën

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 13:35 | Bota

Franca dhe Gjermania paralajmërojnë për pasoja të

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar që, nëse shkelet sovraniteti i një shteti europian dhe një aleati, pasojat do të jenë të paprecedenta. Deklaratën Macron e ka bërë në një mbledhje të kabinetit të tij, raporton Reuters, duke iu referuar planeve të Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit arktik. “Ne nuk i nënvlerësojmë deklaratat për Groenlandën”, citohet të ketë thënë Macron, përcjell A2 CNN.

Edhe për ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, NATO do të vendosej në një pozicion të paprecedentë nëse SHBA merr Groenlandën. “Më e pakta që mund të them është se do të ishte një situatë e paprecedentë në historinë e NATO-s dhe në historinë e çdo aleance ushtarake në botë”, tha Pistorius në një konferencë për mediat në Berlin.

Në një sondazh të realizuar nga Reuters/Ipsos, vetëm 17% e amerikanëve miratojnë planin e Trump për të marrë Groenlandën dhe vetëm 4% mendojnë që do të ishte ide e mirë të përdorej forca për ta bërë këtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos