
Një moment i sikletshëm i ka ndodhur presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë një vizite në një prej impianteve të prodhimit të automjeteve Ford në Miçigan, Donald Trump është përballur me një person që nuk pajtohej me politikat apo veprimet e kreut të Shtëpisë së Bardhë, shkruan A2 CNN.
Në një video të bërë virale në internet, dëgjohet punonjësi që e quan presidentin një “mbrojtës të pedofilëve”, duke iu referuar raportit që ka pasur me Jeffrey Epstein, financierit të ndjerë që u dënua për shfrytëzim të vajzave të mitura për prostitucion. Reagimi i Donald Trump ka qenë i menjëhershëm dhe me zemërim. “F*** You” raportohet t’i ketë thënë presidenti amerikan punonjësit të Ford. Por nuk është ndalur me aq. Trump i ka treguar dhe gishtin e mesit atij.
Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur reagimin e presidentit duke vlerësuar se “ishte një kundërpërgjigje e përshtatshme dhe e qartë”. (A2 Televizion)