Gara për kreun e SPAK, 4 prokurorë kanë dorëzuar aplikimet

Nga Armand Bajrami
8 Tetor 2025, 09:09 | Kronikë

Gara për kreun e SPAK, 4 prokurorë kanë dorëzuar aplikimet

Sot përfundon afati tre javor i caktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ndaj prokurorëve të posaçëm për të shfaqur interes për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Deri më tani, në KLP kanë dorëzuar aplikime prokurorët Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnand Xholi.

Mandati i drejtuesit të SPAK ështe 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Në 6 vitet e ekzistencës, SPAK është drejtuar nga Arben Kraja dhe Altin Dumani, me këtë të fundit që mbyll mandatin e tij në dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos