PD e Vlorës dërgon 13 emra kandidatësh në selinë qendrore, mes tyre dy të pavarur

Nga Edi Ruçi
8 Tetor 2025, 11:23 | Politikë

PD e Vlorës dërgon 13 emra kandidatësh në selinë

Partia Demokratike dega Vlorë pas mbledhjes së kryesisë dhe disa mbledhjeve të zhvilluara ditët e fundit me elektoratin dhe grup-seksionet në bazë dërgon propozimet në selinë qëndrore të kësaj partie në Tiranë.

A2 CNN mëson se janë në total 13 emra të propozuar nga kjo parti të cilët janë propozime të këtij subjekti politik ku PD qendrore do të zgjedhë mes tyre.

Spikasin ndër to, dy emra të kandidatëve të pavarur të cilët shpallën kandidaturën vetëm një ditë më parë, Dionis Sota dhe Puen Bajrami. PD e përgjithëshme do të vendosi se kush do të jetë kandidati, nëse do të jetë një anëtar i kësaj partie, emër politik, apo si në kryeqytet do të shkohet në mbështetje të një kandidati të pavaruar.

Emrat e propozuar nga PD Vlorë janë si më poshtë Eralba Kreshpa, Gent Hamzaraj, Atird Hoxha, Alta Haluci, Artan Licaj, Dashamir Tahiri. Dionis Sota, Puen Bajrami, Elton Anagnosti, Çajup Shehaj, Rezenbrik Serjani, Gentian Kellciu dhe Urani Shia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos