Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka zbuluar në Off the Record se gjykatësi i ndjerë ditën e ngjarjes kishte folur me kolegët e tij në kafe se kishte një gjyq problematik për çështje prones, sikur e kishte parandjerë se mund të kishte pasoja.
Sipas Prençit, nëse gjyqi i Apelit do të mbahej në Shkodër, policia do të ishte në dijeni të rrezikshmërisë dhe do të kishte marrë masa.
“I ndjeri Kalaja në kafe iu ka thënë kolegëve se kam një gjyq problematic për cështje prone. E kanë thënë kolegët. Dhe nuk I ka thënë dot dikujt tjetër. Dhe e ka ndjerë. Fati e donte që ai ishte nga Shkodra dhe palët nga Shkodra. Po të ishte në Shkodër gjyqi, policia e dinte rrezikshmërinë. Dhe harta e re e ndarjes së gjyqësorit çoi deri në shuarje e gjyqësorit dhe republikës”, tha Prençi për gazetarin Andrea Danglli. (A2 Televizion)