Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat dhe komision hetimor për fondet IPARD, reagon Bardhi

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 10:31 | Politikë

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat dhe

Mazhoranca ka refuzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor në lidhje me gjetjet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për përdorimin e fondeve nga programi IPARD.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po shmang debatin dhe transparencën mbi një çështje që lidhet me abuzimet me fondet europiane.

“Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm “Xhafa”. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën. Por unë e kuptoj që ju nuk doni debat. Jeni këtu për të miratuar ligje që shkruhen në kompjuterin e Klodian Zotos, në tavolinën e Edmond Begos, apo për të miratuar ligje që u japin prona Suel Çelës”, u shpreh Bardhi.

Ai hodhi poshtë pretendimet e mazhorancës se raporti i OLAF-it nuk është i njohur, duke deklaruar se ai është publikisht i disponueshëm në faqen zyrtare të institucionit.

“Pretenduat se nuk keni raportet e OLAF-it. Ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit. Por ju, z. Balla, jeni i zënë me çështje të tjera”, u shpreh Bardhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos