Protesta e opozitës, Hitaj: Do të zbatojmë procedurat nëse ka veprime të paligjshme

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 14:10 | Kronikë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, deklaroi se policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje në Tiranë.

Ai tha se blutë do të bëjnë gjithçka për përmbushjen e detyrimeve në funksion të garantimit të një proteste të qetë dhe paqësore.

“Kjo protestë do të zhvillohet, ose kërkesa për zhvillimin e saj është bërë për Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe aty duhet të jetë e përqendruar. Në rast të veprimeve të paligjshme nga ana e protestuesve, do të veprohet në bazë të procedurave standarde, ligjit dhe Kodit Penal”, u shpreh Hita, përcjell A2 CNN.

Në të gjitha protestat e kaluara të opozitës nuk kanë munguar përplasjet me forcat e policisë, kryesisht pas mbylljes së fjalimeve dhe hedhjes së fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos