Publikohen pamjet e sherrit mes adoleshentëve tek “Asllan Rusi”, një 13-vjeçar përfundoi në spital

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 14:46 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar videon jashtë ambienteve të pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku 5 adoleshentë u përleshën me njëri-tjetrin pas një ndeshjeje.

Mësohet se një 13-vjeçar ka përfunduar në spital pasi mësohet se është rrahur me rripin e pantallonave, grushte e sende të tjera të forta.

Në video duket momente kur ndërhyjnë punonjësit e policisë, të cilët shoqërojnë në komisariat adoleshentët.

Kujtojmë se konfliktet mes adoleshentëve kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, ku ende e freskët është ngjarja ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani, pasi u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos