Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës pranë pushuesve, e pëson drejtuesi i automjetit

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 16:40 | Kronikë

Qarkulloi me makinë në zonën e plazhit të Vlorës

Policia ka vendosur gjobë prej 53 mijë lekësh për drejtuesin e një automjeti që shfaqej në një video në rrjetet sociale duke lëvizur në bregdetin e Vlorës, në zonën e plazhit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se ai ka shkelur 3 nene të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

Po ashtu, Policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit që u shfaq në video duke qarkulluar në plazh, nuk ishte efektiv policie, siç ishte përfolur, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në bregdet, në zonën e plazhit, në qytetin e Vlorës, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë lokalizuar automjetin që shfaqet në pamjet e publikuara dhe kanë identifikuar drejtuesin e tij.

Pas shoqërimit të automjetit në ambientet e komisariatit, shtetasit Gj. I. (sqarojmë se ky shtetas nuk është punonjës i Policisë së Shtetit) iu vendos masa administrative 53 000 lekë, për shkeljen e 3 neneve të Kodit Rrugor, “Rregullimi i qarkullimit në qendrat e banuara “Shpejtësia” dhe “Mosrespektimi i sinjalizimit rrugor”.

????‍♂️ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin dhe sigurinë publike gjatë sezonit turistik, me qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë pushuesit, vendas dhe të huaj. Çdo shkelje që cenon këtë objektiv do të trajtohet me zero tolerancë.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie apo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke telefonuar në numrin 112 ????. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos