Qëlloi me armë drejt automjetit ku lëviznin 3 persona, pranga 33-vjeçarit në Theth

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 15:15 | Kronikë

Qëlloi me armë drejt automjetit ku lëviznin 3 persona, pranga

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi qëlloi me pistoletë, në drejtim të një automjeti me të cilin po qarkullonin 3 persona. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Theth. Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.  Tre personat që ndodheshin në automjet më pas ushtruan dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit Alfred Rrupa.   

Njoftimi i Policisë Shkodër

Ndërhyrja e Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet disa shtetasve.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetasit, sepse ushtruan dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.      

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Theth, ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, kanë organizuar punën në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.   

Në vijim të veprimeve për rastin:

- u arrestua shtetasi A. Rr., 33 vjeç, banues në fshatin Theth;   

- nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç, të tre banues në fshatin Theth.  

Nga hetimet dyshohet se dje pasdite, për motive të dobëta, shtetasi A. Rr. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin N. H. dhe pasagjerë shtetasit P. H. dhe D. Rr. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. 

Më pas, këta 3 shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos