Terrorizoi me armë Korçën, 71-vjeçari neutralizohet nga forcat RENEA

Nga A2 CNN
16 Korrik 2024, 12:52 | Kronikë

Ka zgjatur rreth dy orë aventura e 71-vjeçarit Edmond Naska, i cili terrorizoi mëngjesin e kësaj të marte banorët e lagjes 16 në qytetin e Korçës, duke qëlluar disa herë me armë në ajër.

I moshuari që vuan nga probleme të shëndetit mendor u mbyll në banesën që ndodhej në katin e parë të një pallati pasi qëlloi me armë, ndërsa policia lokale evakuoi banorët në pritje të forcave RENEA.

Pak pasi efektivët e repartit special kanë mbërritur në Korçë, ata kanë bërë të mundur neutralizimin e 71-vjeçarit përmes dritares së banesës së tij.

Një prej efektivëve të RENEA-s e ka mbajtur atë të bllokuar nga duart ndërkohë që kolegët e tij kanë ndërhyrë nga dera e apartamentit, duke e vënë shpejt në pranga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos