"Rama gaboi rëndë me reagimin për vrasjen e gjykatësit", Gjin Gjoni sulmon kryeministrin: Ku ndryshon nga Berisha

Nga A2 CNN
6 Tetor 2025, 20:41 | Kronikë

"Rama gaboi rëndë me reagimin për vrasjen e

Në Off the Record me Andrea Dangllin, demokrati Gjin Gjoni ka zbuluar se njihej me gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja, duke vlerësuar figurën dhe integritetin e tij në kryerjen e detyrës.

Gjoni akuzoi më pas kryeministrin Rama personin që ka sulmuar më shumë njerëzit e drejtësisë, teksa bëri dhe një krahasim të tij me Sali Berishën.

“Kjo është një ngjarje e rëndë dhe një tragjedi për të gjithë kolegët që punojnë në sistemin e drejtësisë. Kjo ngjarje më ka tronditur. Nuk ka ndodhur as në 1997. Shteti është shkrirë me krimin. Organet e drejtësisë duhet të dënojnë këtë akt barbar. Nuk ka ndodhur as në Italinë e Falcones. Kam pasur shansin të punoj me gjyqtarin Kalaja. Ishte një person me integritet dhe kishte afrimitet me të gjithë kolegët. Ka qenë drejtues në Shkodër, kam punuar dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Deklarata e kryeministrit është e pavend. Ai është atakuesi më i madh i sistemit të drejtësisë. Berisha i kritikon për lidhje të prokurorëve dhe gjyqtarëve me krimin. Berisha nuk i fut të gjithë në një thes. Kjo reformë nuk ka dhënë ato pasoja që pritnim”, tha Gjin Gjoni në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos