
RENEA në elitën botërore të forcave speciale në “SWAT Challenge Dubai 2026” me dy ekipe që përfaqësojnë Shqipërinë.
Nga data 7 deri më 11 shkurt, në Dubai po zhvillohet “SWAT Challenge Dubai 2026”, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare të forcave speciale, ku matin aftësitë njësitë më elitare nga e gjithë bota.
Për të pestin vit radhazi, Policia e Shtetit përfaqësohet në këtë arenë botërore nga Njësia Elite e Forcave Speciale RENEA, e cila këtë vit konkurron me dy ekipe, RENEA “A” dhe RENEA “B”, duke mbajtur lart emrin e Policisë së Shtetit dhe ngjyrat e flamurit kombëtar.
Sot, në ditën e tretë të garave, të dy ekipet RENEA po demonstrojnë nivel të lartë profesionalizmi, përgatitje intensive dhe standarde ndërkombëtare, në një kompeticion ku marrin pjesë rreth 50 shtete me 109 ekipe të forcave speciale botërore. (A2 Televizion)