Rrahën me sende të forta një shtetas, dy në pranga

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 14:22 | Kronikë

Rrahën me sende të forta një shtetas, dy në pranga

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, si rezultat e një pune të mirorganizuar për lokalizimin dhe kapjen e tyre, finalizuan operacionin e koduar “Double”.    

Gjatë operacionit u kapën shtetasit: I. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje; B. A., 38 vjeç, banues në Kamëz.

Në vijim të veprimeve procedurale, u ekzekutua urdhri i ndalimit i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës, më datë 15.04.2026, për këta 2 shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 03.04.2025, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. H., të cilit i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos