Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin Hajrin

Nga Armand Bajrami
23 Dhjetor 2025, 12:27 | Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, shtyhet seanca për Altin

Gjykata e Posaçme shtyu për më 15 janar seancën gjyqësore ndaj Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbenin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Seanca  e së martës dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues. Hajri gjykohet në mungesë.

Për këtë çështje, po gjykohet veçmas edhe Dritan Rexhepi dhe 6 të pandehur të tjerë. Ndërsa më parë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prere, me burgim përjetë, Festim Bexhdili, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës.

Sipas SPAK, Festim Bexhdili ka qenë në ambientet e kompleksit “Golden” kur aty është dërguar trupi i Jan Prengës dhe ka ndihmuar rrëmbyesit ta zhvendosë trupin nga një automjet në tjetrin. Po ashtu, ai dyshohet se ka ndihmuar këta persona në zhdukjen e trupit dhe ka dijeni për të, dijeni që nuk e ka ndarë me hetuesit.

Gjatë deklarimeve të tij një gjyq, Bexhdili ka pranuar se ju është bindur personave që mbërritën në garazhin e kompleksit, për të zhvendosur trupin, si edhe t’ju ketë vënë në dispozicion një kazmë dhe lopatë, për shkak se ata ishin të armatosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos