Tha se nxori Mario Çelën nga burgu, Taulant Balla padit për shpifje Sali Berishën

Nga A2 CNN
16 Prill 2026, 15:14 | Kronikë

Tha se nxori Mario Çelën nga burgu, Taulant Balla padit për

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, padi për shpifje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

A2 CNN raporton se Balla pretendon që Berisha ka kryer veprat penale të "fyerjes" dhe "shpifjes së kryer botërisht".

Padia e Ballës është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pret të hidhet në short.

A2 CNN mëson se padia e ballës i referohet një deklarate të kreut demokrat të postuar një ditë më parë në rrjetet sociale, ku Sali Berisha e akuzonte Ballën se ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit. Postimi i Berishës shoqërohej edhe me një denoncim të qytetarit digjital dhe transkriptin e bisedës mes tyre.

“Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën! Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit. Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen”, shkruante Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos