
Gjykata e Posaçme do të dërgojë një letër-porosi autoriteteve franceze të drejtësisë për sqarimin e burimit të të dhënave të SKY ECC, në lidhje me episodin e vrasjes së Gjin Ndojit, në gusht 2020 në Shkodër.
Vendimi i gjykatës u mor si pranim i kërkesë së avokatëve mbrojtës të të akuzuarve për ngjarjen, biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe të pandehurve Behar Brajoviç e Edmond Preka.
Më tej, avokatët kërkuan të merret si provë një vendim i autoriteteve gjyqësore holandeze që nuk ka lejuar ne vitin 2019 përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.
Në seancën e ardhshme do të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK, mes të cilëve, Jozi Kraja alias Ndoj, vëllai i viktimës, i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicra për llogari të dosjes “Revanshi” dhe e dashura e viktimës. (A2 Televizion)