Sekuestrohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në autobusin që vinte nga Italia në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 16:09 | Kronikë

Sekuestrohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në autobusin

Dy persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur në portin e Vlorës me një sasi prej 31 805 euro të padeklaruara.

Policia bën të ditur se ka ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi. Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 31 805 euro të padeklaruara. Procedohen penalisht 2 shtetas, drejtues të automjetit ku u gjetën 4 pakot me euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në autobusin e një agjencie udhëtimi. Në pjesën fundore të një sediljeje, u gjetën dhe u sekuestruan 31 805 euro, të ndara në 4 pako të mbështjella me letër celofani.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 2 drejtuesit e autobusit, shtetasit B. K., 46 vjeç dhe S. V., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Automjeti dhe shuma e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos