Sekuestrohet 4 makina me vlerë 200 mijë euro, procedohen penalisht 2 shtetas

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 14:50 | Kronikë

Sekuestrohet 4 makina me vlerë 200 mijë euro, procedohen penalisht 2

Policia ka sekuestruar 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro, ndërkohë që janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Automjetet rezultojnë të vjedhur në vende si Italia, Amerika dhe Gjermania, dhe janë trafikuar me qëllim shitjen në Shqipëri. 

Në njoftim thuhet:

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:

-nisi procedimi penal për shtetasin S. C,  i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;

-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos