Sekuestrohet kokainë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet i dyshuari

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 11:04 | Kronikë

Sekuestrohet kokainë në pikën kufitare të Morinës,

Policia kufitare ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me inicialet D. Rr., për posedim kokaine. I riu po tentonte të hynte në Shqipëri nga Morina, kur iu zbulua sasia e drogës nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Deklarata e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. Rr., 28 vjeç, banues në Prishtinë, pasi në PKK Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos