Makina e shkatërruar tërësisht, A2 CNN siguron pamjet pas aksidentit me dy viktima në Peqin

Nga A2 CNN
31 Gusht 2025, 10:49 | Kronikë

Makina e shkatërruar tërësisht, A2 CNN siguron pamjet pas

A2 CNN ka siguruar pamjet pas aksidentit tragjik të ndodhur pas mesnatës në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes, ku mjeti tip “Volkswagen Golf”, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët anësore të një banese, duke shkaktuar vdekjen e 2 të rinjve.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën Gabriel Lluca dhe Denis Korbi, të dy 23 vjeç dhe banues në Peqin.

Në pamjet e siguruar nga A2 CNN shihet automjet i shkatërruar tërësisht.

Sipas policisë, mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplas te shkallët e një shtëpie.

Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos