Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gosë të Rrogozhinës. A2 CNN mëson se pas një konflikti mes fqinjve kanë mbetur të plagosur dy persona, të identifikuar si Sami dhe Nadire Disha.
Në drejtim të tyre është qëlluar nga komshiu, i identifikuar si Shpëtim Osma. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive banale.
Sipas policisë lokale, ngjarja ndodhi rreth orës 10:15 të së premtes. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pak orë pas ngjarjes, autori u ndalua nga policia.
Për kapjen e tij u përfshinë shërbimet e Policisë lokale dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes. (A2 Televizion)