Aksident me 6 të plagosur në Burrel

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 19:40 | Kronikë

Aksident me 6 të plagosur në Burrel

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Burrel, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Ish Agjensia’, shkruan A2 CNN.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve (një 38 dhe një 34-vjeçar) dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Mat / Informacion paraprak

Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to,  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos