Sherr në burgun grek, siriani dhe algjeriani i ngulin thikën në kokë shqiptarit

Nga A2 CNN
28 Gusht 2024, 17:57 | Kronikë

Sherr në burgun grek, siriani dhe algjeriani i ngulin thikën në

Një incident i rëndë është regjistruar në burgun grek të Domokos, ku një i dënuar shqiptar mbeti i plagosur pas një konflikti me disa të dënuar të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, 41 vjeçari shqiptar është konfliktuar me një 32 vjeçar sirian dhe një algjerian të moshës 30 vjeçare, të cilët kanë nxjerrë disa mjete të mprehta të improvizuara, në formë thike, duke ia ngulur një prej tyre në kokë.

Për pasojë i riu shqiptar është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë, teksa identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Oficerët e burgut më pas kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa dhoma ku kanë gjetur sende të tjera të jashtëligjshme.

Ky nuk është incidenti i vetëm në një burg grek, ku janë përfshirë të dënuarit shqiptar. Siç raporton A2, më herët dy të dënuar shqiptar goditën me sende të forta dy romë në Nigrita Serres, duke i lënë ata me plagë të rënda. A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos