Taksia përplaset me makinën e parkuar, plagosen 2 gra në aksin Korçë-Maliq

Nga Artin Halili
28 Gusht 2024, 14:37 | Kronikë

Një aksident me 2 të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat po trajtohen me ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor një mjet i shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur papritmas një automjet tjetër, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës, ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në karrexhatën tjetër të aksit nacional.

Kjo manovër e rrezikshme ka sjellë edhe përplasjen e të dy mjeteve, raporton A2.

"Rreth orës 13:35, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", në afërsi të fshatit Çiflig, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin R. A. është përplasur me automjetin tip "Honda" me drejtues shtetasin G. K. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të automjetit tip “Hyundai”, të cilat janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale", sqaron policia.

Vetëm një ditë më parë në këtë aks ka mbetur e plagosur rëndë një 53-vjeçare pasi u godit nga një mjet i shërbimit publik./ A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos