Sherr në Shkodër mes shoferëve të furgonave, arrestohet 63-vjeçari, i sekuestrohet edhe një pistoletë

Nga A2 CNN
5 Shtator 2024, 13:59 | Kronikë

Sherr në Shkodër mes shoferëve të furgonave, arrestohet

Një 63-vjeçar është arrestuar në Shkodër pas një konflikti me një 52-vjeçar. Sipas policisë, të dy personat janë shoferë të furgonave të transportit të udhëtarëve dhe sherri dyshohet se ka nisur për arsye konkurrence.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në lagjen “Vojo Kushi”. Si pasojë e konfliktit, 52-vjeçari është dëmtuar fizikisht dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendin ku po ndodhte konflikti duke ndërhyrë dhe parandaluar përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit C. S, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat 63-vjeçari i mbante pa leje.

Në përfundim të  veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit C. S.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos