Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

Nga Senad Nikshiqi
12 Dhjetor 2025, 13:43 | Kronikë

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, arrestohet një prej

Njëri prej autorëve kryesorë të dyshuar në rrahjen masive në Shkodër është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur arrestimin e 17-vjeçarit A.K. i cili dyshohet si një prej personave kryesorë në këtë konflikt.

17-vjeçari është vëllai i një personi tjetër që është nxënës në shkollën e mesme “Shejnaze Juka”, ndërsa edhe personi tjetër i konfliktuar me dy vëllezërit është nxënës i shkollës, shkruan A2 CNN.

Në këtë konflikt mbetën tre të dëmtuar nga sende të forta dhe thikë ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos