Sherri në shkollën e Shkozetit, policia del me deklaratë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 12:19 | Kronikë

Sherri në shkollën e Shkozetit, policia del me deklaratë

Policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë pas një videoje të bërë virale në rrjetet sociale ku shihej një sherr mes adoleshentëve në një shkollë të Shkozetit, shkruan A2 CNN.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas publikimit të videos, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në këtë rast. Në përfundim të këtyre veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje, kryer në bashkëpunim, për shtetasit M. Sh., 17 vjeç dhe A. Ç., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Rreth Shijak, pasi për motive të dobëta, kanë dhunuar një shtetas 15 vjeç”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos