Një ditë pasi la mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja sërish në SPAK

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 10:02 | Kronikë

Një ditë pasi la mandatin e deputetit, Jurgis Çyrbja

Një ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Jurgis Çyrbja është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të premteje, ku pritet t'i komunikohet akuza. Këtë herë ai ka qenë i shoqëruar nga avokatja e tij Brunilda Kullolli.

Kujtojmë se ndaj socialistit në prill të 2021 ka bërë kallëzim nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka. Ky i fundit pretendonte se Çyrbja kishte shpërdoruar detyrën si drejtues hipoteke dhe se para zgjedhjeve të prillit 2021, kur ishte kandidat për deputet, kishte shpërndarë certifikata legalizimi. 

Mandati i deputetit i takon Erjon Mekës, pasi Denis Deliu dhe Arkend Bala kanë marrë mandatin e deputetit pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës.

A2 CNN raporton se arsyet e dorëheqjes së Çyrbjes mbeten ende të paqarta.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos