Sherri te zyra elektorale e PSD, shpallen në kërkim babë e bir

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 13:40 | Kronikë

Sherri te zyra elektorale e PSD, shpallen në kërkim babë e bir

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim babë e bir, Arjan Telhallarin, 67 vjeç, dhe djalin e tij, L.T. 24 vjeç, si të përfshirë në përplasjen e ndodhur një ditë më parë pranë zyrave të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, tek lagjja “Ali Demi” në kryeqytet, raporton A2 CNN.

“Nga hetimet e kryera rezultoi se ditën e djeshme, në një lokal, në rrugën “Ali Demi”, fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta, 24-vjeçari dhe 1 shtetas tjetër. Pas konfliktit, shtetasi L. T. është larguar nga vendngjarja, ku është rikthyer më pas, me babanë e tij, i cili dyshohet se ka pasur armë me vete. Ata kanë kërkuar në zonë, 27-vjeçarin me të cilin ishte konfliktuar shtetasi L. T., dhe gjatë kësaj kohe kanë dëmtuar me send të fortë, xhamin e një zyre elektorale që ndodhet në këtë zonë. Punohet për kapjen e shtetasve të implikuar në këtë rast dhe për zbardhjen e rrethanave”, tha policia.

Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur Arjan Telhallari, me kallashnikov në dorë, shfaqet duke ecur në zonën e “Ali Demit” pranë zyrës elektorale të PSD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos