Shkarkimi nga puna “mollë sherri”, gjykata lë në burg autorin e plagosjes në Kukës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2025, 15:20 | Kronikë

Shkarkimi nga puna “mollë sherri”, gjykata lë në burg

Gjykata e Kukësit këtë të mërkure e ka lënë Zenel Muçmatën, në masën e sigurisë arrest me burg.

Kërkesa e prokurores së çështjes Vilma Kapaj, për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë, Suada Kurti, duke vendosur lënien në burg pa afat të shtetasit Zenel Muçmata.

Ai u arrestua të hënën në Tiranë, si dyshuar për përfshirje në ngjarjen datës 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit, ku mbeti i plagosur Elvis Halilajt.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Bashkë me Zenelin u arrestuan Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj. Vlerësimi për masën e arrestit për këta dy të fundit do të bëhet të enjten 27 shkurtit.

Kujtojmë se Gjykata e Kukësit, më 24 shkurt ka lënë Sebastian Muçmatën, në masën e sigurisë arrest me burg pa afat pasi më 19 shkurt plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn.

Shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili pretendonte se e ka shkarkuar padrejtësisht Drejtori i Shërbimeve Publike në bashki, Zenel Muçmata, vëllai i Sebastianit.

Ai pretendon se ka ndërhyrë për të mbrojtur familjarët  e tij dhe nuk kishte për qëllim ta vriste të afërmin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos