Një zjarr i rënë mëngjesin e së dielës ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.
Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.
Shërbimet e zjarrfikësit të Bashkisë Kukës kanë mundur që të fikin zjarrin dhe të shmangin përhapjen e flakëve.
Siç mund të shihet nga pamjet shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në dy banesa.
Ndërkohë, zjarri i rënë, fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punoi për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)