Shkulen nga “Territori i pastër” 373 bimë kanabisi

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 11:34 | Kronikë

Shkulen nga “Territori i pastër” 373 bimë kanabisi

Policia e Malësisë së Madhe ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike në fshatin Gruemirë dhe ka shpallur në kërkim personin që dyshohet se i kultivonte ato.

Gjatë kontrolleve të territorit në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, shërbimet e policisë në Malësi të Madhe gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C.

Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos